Një komisioner i dyshuar se është i infektuar me Covid-19 është paraqitur në një nga Qendrat e Votimit në qytetin e Vlorës.
Komisoneri është paraqitur që në mëngjes herët në Qendrën e Votimit ku është caktuar, por ka qenë nëna e tij, e cila ka paraqitur një dokument që tregon se i biri është me Covid.
Pas kësaj, me këmbënguljen e komisionerëve të tjerë, ai është larguar nga Qendra e Votimit.
