Ka nisur në orët e para të mëngjesit votimi në 12 qarqet e Shqipërisë.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ndodhet në qytetin e Shkodrës ku edhe po ndjek nga afër procesin zgjedhor.
“SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por të gjithë shqiptarët. Shpresojmë që çdo qytetar të shkojë i lirë për të votuar dhe larg çdo lloj ndërhyrje. Kjo është dita juaj”, tha Yuri Kim.
Ndërkohë deri më tani kanë shprehur vullnetin e votës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Presidenti i Republikës Ilir Meta, si edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Gjithashtu kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka votuar në qendrën e votimit kopshti nr. 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
