Partia Socialiste po arrin një fitore bindëse në qytetin e Burrelit. Deri më tani, në qytetin e Burrelit janë numëruar 19 nga 50 kuti votimi dhe rezulton që Partia Socialiste të ketë fituar 717 vota më shumë se Partia Demokratike.
PS kryeson me 3203 vota, PD-AN 2486 vota dhe LSI 231.
Edhe në zgjedhjet e kaluara PS ka fituar në qytetin e Burrelit, madje konsiderohet si bastion i të majtës.
Socialistët e Matit janë të sigurtë se kanë fituar edhe në njësitë Lis, Komsi e Ulëz.
Postime te ngjashme
Add A Comment
