Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Ben Blushi tek Skënder Gjinushi, kush janë politikanët VIP që rikthehen në Kuvend pas ikjes së PD-LSI

20:31 / February 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
politik deputet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë 151 emra në listën e PD që pasojnë deputetët dhe nuk dihet nëse do refuzojnë të gjithë mandatin. Por edhe sikur ata të refuzojnë, kjo nuk do të thotë se vendet e opozitës mbeten bosh.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ka treguar rrugën që mund të ndiqet. Sipas tij, për analogji mund të përdoret rasti kur parashikohet në ligj vakanca e krijuar nga një deputet i zgjedhur si i pavarur.

“Që do të thotë, në qoftë se KQZ do të thërrasë kandidatët e PD-së në listë dhe asnjë prej tyre nuk do të pranojë që të marrë mandatin, ky institucion duhet t’ia ofrojë mandatin pastaj subjektit zgjedhor me herësin më të madh që ka”, tha ai.

Kjo do të thotë se më pas do të vijohet me partitë e tjera me herësin më të madh, apo numrin më të madhe të votave, të cilat janë: PDIU me 76 mijë vota në 2017, LIBRA me 19.8 mijë vota, PSD me 14 mijë vota, FRD me 5 mijë vota, SFIDA me 3.5 mijë vota, PDS me 2.4 mijë vota, e kështu me radhë.

Pra Shpëtim Idrizi PDIU, Ben Blushi LIBRA, Skënder Gjinushi PSD, Gazmend Oketa FRD, Gjergj Bojaxhi SFIDA dhe Paskal Milo PDS.

Me këtë hapet rruga për të kthyer Shpetim Idrizin, por edhe Ben Blushin e Mimoza Hafizin. Pas PDIU, është LIBRA partia me më shumë vota dhe nuk është çudi që të përfitojë dhe ajo, shkruan Sot.

Në zgjedhjet e 2017 kanë kandiduar dhe Skënder Gjinushi i Partisë Social Demokrate dhe Paskal Milo i Demokracisë Sociale.

Ligji nuk e përcakton fiks se si do të veprohet kur të mbarojnë kandidatët e PD dhe të LSI. Nëse vijohet më pas me të gjitha partitë, atëherë padyshim që emrat e mësipërm do futen në Parlament. Kjo do të thotë se mund të mos kemi krizë politike, por të lindë një opozitë e re me figura të njohura për publikun.

Tani gurët janë hedhur në fushë dhe është çështje matematike. Punën më të vështirë e ka KQZ e më pas Kuvendi. Nëse kryeministri reziston dhe KQZ vepron si duhet, PD e LSI mund të shkojnë drejt shkrirjes. Në Parlament mund të futen figura të tjera nga parti të vogla dhe në këtë mënyrë vendi nuk mbetet pa opozitë./Javanews

KQZ Kristaq Kume PD skender gjinushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.