Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit ka qenë fatal për LSI-në në qarkun e Korçës. Partia Socialiste nën drejtimin e Niko Peleshit në Korçë ka mundur që jo vetëm të arrijë t’i japë PS 6 mandate, por dhe të “shkrijë” LSI-në.
Nga të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se në përfundim të procesit të votimit LSI ka humbur edhe mandatin që kishte fituar nga zgjedhjet e vitit 2017. Në Qarkun e Korçës fituese është shpallur PS me 6 mandate ose 60542 vota në total dhe PD ka marrë 5 mandate ose 50479 vota.
LSI nuk ka mundur të marrë asnjë mandat, edhe pse shpresonte deri në fund që të siguronte vota nga numërimi i kutive të fundit në Bashkinë e Maliqit.
PS ka arritur që t’i heqë LSI-së në Korçë 11 mijë vota krahasuar me vitin 2017. Sipas të dhënave zyrtare, LSI ka mundur të sigurojë vetëm 8488 vota nga 19.465 të tilla që kishte në zgjedhjet e shkuara parlamentare, duke mos siguruar asnjë mandat.
Postime te ngjashme
Add A Comment