Teksa numërimi i votave në Qarkun e Dibrës ka mbaruar dhe është drejt përfundimit edhe në qarqet e tjera të vendit, Krytari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka reaguar paraditen e sotme përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku falenderon të gjithë qytetarët bulqizakë për mbështetjen masive ndaj Partisë Socialiste në këto zgjedhje.
Në vijim të reagimit të tij, Alla shkruan se PS dhe qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama do të vijojë me realizimin e reformave dhe projekteve madhore për të mirën e gjithë Shqipërisë.
Gjithashtu ai thekson se kjo fitore do të shërbejë si një shtysë edhe më të madhe për të punuar gjithnjë e më shumë për Bulqizën, duke përmendur disa nga projektet më kryesore që do të rrisin mirëqenien në Bulqizë.
Postimi i plotë i kryebashkiakut Alla:
FALEMINDERIT #BULQIZA🤗
Një falënderim dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ju bashkëqytetarët e mi, të cilët masivisht i ribesuat votën tuaj Partisë Socialiste.🌹
Faleminderit #Bulqiza, #Martaneshi, #FushaBulqiza, #Shupenza, #Gjorica, #Zerqani #Trebishti e #Ostreni.
Teksa #PartiaSocialiste🌹 dhe qeveria e drejtuar nga Kryeministri #EdiRama do të vijojë me realizimin e reformave dhe projekteve madhore për të mirën e gjithë Shqipërisë, verdikti juaj më #25prill do të shërbejë si një shtysë akoma më të madhe për mua,
☑për të qenë shërbëtori juaj besnik deri në ditën e fundit të detyrës time,
☑për të punuar gjithnjë e më shumë për Bulqizën ndryshe që ëndërrojmë,
☑për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në çdo njësi administrative,
☑për më shumë ujësjellës dhe të mira publike,
☑për realizimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Bulqizë,
☑për rikonstruksionin e fasadave të pallateve në Bulqizë,
☑për realizimin e një parku të gjelbër në hapësirën kënetë që ndodhet midis dy qyteteve,
☑për më shumë qendra shëndetësore dhe institucione arsimore brenda të gjitha standardeve që ju meritoni,
☑për të lehtësuar punën e fermerëve përmes ndërtimit të kanaleve të reja ujitëse dhe përfundimit të atyre që janë në proces,
☑për të nxitur dëshirën ndaj punës dhe për të hapur vizionin e bashkëqytetarëve tanë që të shfrytëzojnë sa më mirë mundësitë që do të lindin me përfundimin e Rrugës së Arbrit dhe asaj Ura e Çerenecit-Librazhd.
Na presin vite plot punë e përkushtim,
👉për të mirën tonë të përbashkët,
👉për Bulqizën tonë!
Faleminderit nga zemra!🙏