Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta i është përgjigjur pyetjes së ditëve të fundit lidhur me dorëheqjen e kreut të shtetit nëse Partia Socialiste do të marrë 71 mandate.
Ai thotë se Meta është nga ata që e mban fjalën, por thotë se nuk ka dorëheqje, pasi e gjithë Shqipëria e di si i fitoi këto zgjedhje.
POSTIMI I TEDI BLUSHIT
Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!
Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.
E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!
