Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë humor mbrëmjen e sotme duke publikuar një video montazh. Ai ka shfrytëzuar momentin kur kreu i opozitës, Lulzim Basha, këndoi himnin kombëtar para protestuesve me zërin e ngjirur, teksa mbështetësit e opozitës qëndronin rreth tij duke e duartrokitur.
Dhe tashmë një prej video-montazheve qesharake që i bazohet këtij momenti u publikua nga kryeministri Edi Rama. Video ka shkëputur një pjesë nga programi “The Voice Kids”, ndërsa fytyrës së konkurrentes i kanë bashkangjitur atë të Bashës.
“Komplimente autorëve. Le të qeshin të gjithë shqiptarët e mirë në mbyllje të kësaj dite”, shkruan në postimin e tij Rama.
