Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arben Imami akuzon Bashën: Në PD listat e deputetëve u blenë me para

19:41 / April 28, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
imami
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami një nga 10 firmëtarët e peticionit që kërkojnë shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ka ngritur një akuzë të fortë ndaj kryedemokratit.

Akuza e ngritur është se listat e kandidatëve për deputetë në PD janë blerë me para.

“U shkallmuan rregullat e PD, u prishën listat, u blenë me para. Paguhen para e këto zëra qarkullojnë haptazi me PD-në. Unë po them se janë paguar para dhe atëherë dhe tani. Nuk ndërtohet një parti në këtë mënyrë. Mos kërkoni ndonjë parti prokurori. Kjo është çështje opinioni brenda PD-së, le ta dalë Lulzim Basha ta hedhë poshtë.

Kur ta mësoj do ta them konkretisht, pasi me të dëgjuar e kam. Kur nuk respektohet statuti, e bën një listë dhe i vë logo tjetër; Basha heq logon e PD-së, e i vë Shqipëria e re. Çfarë do të ndodhë? Nëse nuk reflekton do të vijmë prapë kur jemi këtu, do të ketë përsëri humbje zgjedhjesh edhe pas katër vitesh”, tha Imami në studion e Top Talk.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hakerat sulmojnë bankën franceze, ‘zhduken’ 100 milionë dollarë

10:43 / November 5, 2026

Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni bën ulje emergjente në një bazë ushtarake në Francë

10:40 / November 5, 2026

Paketa antidhunë/ Bllokuan qarkullimin gjatë protestës, gjobiten 31 persona

10:30 / November 5, 2026

E rëndë në SHBA, babai hedh dy fëmijët e tij nga një garazh parkimi me 5 kate dhe më pas vret veten

10:07 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.