Analisti Andi Bejtja ka humbur durimin gjatë debatit në emisionin Opinion teksa i është drejtuar gazetarëve, Lorenc Vangjeli, Alfred Peza dhe Iris Luarasi me shprehjen “Na çatë b..thën. Më lini të flas”.
Bejtja ishte duke folur për djegien e mandateve dhe çfarë ndodh më pas, por është ndërpre nga pedagogia Iris Luarasi, ai ka shpërthyer dhe ka përplasur shishen.
“Nuk ndërpreva njeri.. Më lini të flas se më çat b…ythën”, u shpreh Bejtja i revoltuar.
Ai e ka ndërprerë analizën, ndërkohe që Luarasi tha se Bejtja nuk po e menaxhon nervozizmin dhe po na godet me shishe.