Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

18 vjeçarja me ndihmën e të dashurit vret të atin që nuk aprovonte lidhjen

18:46 / April 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
el krkr 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 18-vjeçare në Itali me të dashurin e saj, kanë qëlluar për vdekje babanë e vajzës pasi ai nuk aprovonte marrëdhënien mes tyre.

Policia ka arrestuar 18 vjeçaren Elena Gioia, dhe 23 vjeçarin Giovanni Limata, për vrasjen e babait të Elena, Aldo Gioia, në qytetin e Avellino natën e 23 prillit.

Sipas raportimeve, ata planifikonin gjithashtu të vrisnin dhe nënën e motrën e saj, që gjithashtu kundërshtonin marrëdhënien mes të dyve, sipas raportimeve nga Leggo.

Limata besohet se ka qëlluar 53-vjeçarin shtatë herë me një thikë gjuetie, teksa ishte duke fjetur në divanin e dhomës së ndenies.

Viktima fillimisht kishte mbijetuar dhe kishte arritur të lajmëronte të shoqen dhe bijën e tij që ato të shpëtonin veten, para se të jepte shpirt në spital disa orë më vonë.

Limata dhe i dashuri i saj u arrestuan në shtëpinë e saj disa orë pas krimit dhe kanë pranuar vrasjen gjatë marrjes në pyetje.

Përveç pranimit të vrasjes së Aldo Gioia, çifti thanë për mediat lokale se donin të vrisnin dhe nënën e motrën e adoleshentes, para se të arratiseshin së bashku.

Policia beson se ata kishin hartuar planin e tyre kohë më parë, madje do të simulonin një grabitje në shtëpinë e Elena për të mbuluar gjurmët e krimit makabër.

Oficerët thanë se vajza kishte lënë derën hapur duke pretenduar se po nxirrte plehrat, në mënyrë që i dashuri i saj të hynte për të vrarë babanë që flinte.

Policia beson se motivi i krimit të rëndë është se familja e Elenas kundërshtonte marrëdhënien e saj me të dashurin, sipas argumenteve të së përditshmes L’Occhio de Avellino.

Në kohën e arrestimit Limata rezultonte i papunë dhe kishte precedentë penalë për droga dhe dhunë ndaj personit.

Të dy të dyshuarit janë lënë në paraburgim teksa hetimet vazhdojnë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.