Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Humbja e PD, Ardian Kollozi: Nga Bode, Imami dhe Bregu, dokumenti që bashkon të djathtën

22:29 / April 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ardian Kollozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup demokratësh i kanë kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i PD-së Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.

Një ish-drejtues i PD-së në Vlorë, që në 25 prill kandidoi me Bindjen Demokratike Ardian Kollozi kërkon hartimin e një dokumenti që bashkon të djathtën shqiptare për një ofertë të re.

Ai flet për nevojën e hartimit të një platforme, pasi sipas tij Shqipëria ka nevojë ulëritëse për një ofertë opozitare serioze.

“Tashmë fare pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ndjesia e parë dhe ajo që dominon besoj opinionin e të gjithë atyre që e konsiderojnë veten OPOZITAR është domosdoshmëria e riformatimit e rithemelimit e gjetjes së një mekanizmi, të një formule, të një platforme të bashkimit të së djathtës.

Një bashkim real, i plotë e i sinqertë, ku çdonjëri të marrë përgjegjësinë, të vihet në shërbim të këtij imperativi, duke kontribuar përtej interesave të vogla.

Përpara se të shpallim kandidatura, të kërkojmë zgjedhje, të kërkojmë dorëheqje, të bëjmë analiza, të cilat në fakt esaurohen me një fjali: “Nuk ishim bashkë e nuk funksionojmë demokratikisht!”

Shqipëria, shqiptarët, vendi, ka nevojë ulëritëse për një ofertë opozitare serioze, që të japë garancitë se do të reduktojë dëmin, t’i shkurtojë ditët kësaj mazhorance në këtë mandat të tretë dhe të japë mesazhin e shpresës shqiptarëve se kjo shoqëri e ka potencialin, forcën për të tejkaluar shpejt këtë moment!

Eksperienca botërore, ka plot shembuj të ngjashëm, ku objektiva të tilla janë realizuar me sukses.

Në mënyrë instiktive, e nisur nga vullneti i mirë që buron nga përgjegjësia dhe shqëtësimi i të gjithëve neve që aderojmë djathtas, propozoj që një grup personalitetesh të bëhen bashkë, të hartojnë një platformë a promemorie, quheni si të doni, por që në fund ajo do të quhet: DOKUMENTI QË BASHKON

Të djathtën! Shpejt më vijnë në mend këto emra: Ridvan Bode, Arben Imami, Dashamir Shehi, Besnik Mustafaj, Majlinda Bregu, por edhe të tjerë, mund t’i bashkohen këtij grupi për ta bërë sa më të plotë, gjithëpërfshirës e të rëndësishëm këtë dokument. E menjëherë të gjithë ne të nisim Punën për realizmin e këtij objektivi” shkruan Ardian Kollozi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026

Në 17:00 nis Kuvendi/ Presidenti mesazh deputetëve: Energjia qytetare të ushqejë dialogun

17:00 / September 8, 2026

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.