Gjykata Kushtetuese ka caktuar 18 majin si datën për përballjen e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave për dekretimin e ministrave.
Seanca ishte planifikuar që të zhvillohej me 25 mars , por për shkak të infektimit me Covid të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese.
Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.
