Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mariza Ikonomi përlotet për Françesk Radin: E kam të vështirë…

15:31 / April 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marizaq ikonomi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mariza Ikonomi është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës shqiptare dhe e dalluar gjithmonë për zërin e saj të ëmbël, në muzikë dhe në komunikimin e përditshëm. E talentuar, e dashuruar me muzikën, ajo ka guxuar të interpretojë në të gjitha zhanret e muzikës.

Prej më shumë se 20 vitesh në skenën shqiptare, portreti i saj i buzëqeshur ka mbetur i pandryshuar. Gjatë intervistës me moderatoren Mirela Milori, u përmend dhe kënga e saj me Françesk Radin “Telefonatë Zemrash”.

Mariza e përlotur shprehet se e ka të vështirë të dëgjojë këngën e saj me Françesk Radin edhe pse i përcjell emocione. Ajo ende nuk e beson se Radi ka humbur jetën. Përveçse një mentori, Françesk Radi ka qenë shumë pranë Marizës, e ka ndihmuar shumë në karrierën e saj në muzikë. Këngëtarja shprehet se do jetë gjithmonë falenderuese ndaj tij sepse i ka lënë kujtimin më të bukur të fëmijërisë. Ata janë takuar edhe në vazhdimësi, punonin dhe ishte një nga kritikët më të mëdhenj të Marizës ndër vite në muzikë.

“Gjithmonë takoheshim dhe flisnim për problemet e muzikës. Çdo gjë të re që unë bëja ia tregoja. I pari që ia tregoja ishte profesori dhe gjithmonë e dija që nuk do merrja atë rezultat që prisja, sepse dihet që familja, mami më thoshin ti je më e mira. Profesori t’i thoshte gjërat ashtu siç ishin dhe ndonjëherë ishte dhe i sertë dhe shumë kërkues dhe unë i vlerësoja kritikat e tij. Sot dhe kësaj dite më mungojnë kritikat e tij sepse mungojnë artistë që të thonë mendimet e sinqerta. Ishte krijuar një raport i bukur, profesional-miqësor saqë vështirë ta thyesh”, shprehet Mariza. /tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026

Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

18:20 / September 7, 2026

Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

13:14 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.