Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Los Anxhelos / Arrestohen pesë persona për vjedhjen e qenve të Lady Gagas

18:06 / April 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gaga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lajmi se dy qentë e llojit “bulldog”, në pronësi të këngëtares Lady Gaga, bëri bujë në mediat sociale, dy muaj më parë.

Ryan Fischer u zu në një pritë pranë shtëpisë së tij në West Hollywood teksa nxirrte qentë e Gagas, Koji, Miss Asia e Gustavo. Pas të shtënave me armë ndaj tij, Koji e Gustavo u morën nga grabitësit ndërsa Ryan Fischer u dërgua në spital.

Artistja, madje ofroi $500,000 për rikthimin e qenve të saj.

Sot, policia e Los Anxhelosit njoftoi se kishte akuzuar tre të dyshuar për vetë incidentin si dhe dy të tjerë si bashkëpunëtorë.

James Jackson, Jaylin White dhe Lafayette Whaley, përkatësisht të moshave 18, 19 dhe 27 vjeç, janë akuzuar për vrasje në tentativë dhe grabitje.

Zyrtarët akuzuan gjithashtu 40-vjeçarin Harold White, babai i Jaylin White, dhe Jennifer McBride,50 vjeçe, si bashkëpunëtorë të vrasjes në tentativë. McBride i ktheu qentë në polici dy ditë pas vjedhjes, pasi Lady Gaga kishte ofruar një shpërblim prej 500,000 dollarë për kthimin e tyre.

Të katër burrat e akuzuar ishin “anëtarë të dokumentuar të bandës”, thanë zyrtarët.

Policia sqaroi se që ata nuk menduan se sulmuesit ishin të vetëdijshëm që Fischer punonte për Lady Gagan. Por, provat treguan që ata e dinin “vlerën e madhe të racës së qenve”, e cila ishte “motivi për grabitjen”.

Fischer ishte duke ecur me tre qentë në një zonë rezidenciale të Hollywood-it, gjatë natës, kur sulmuesit u larguan me makinë. Ai u qëllua në gjoks me një pistoletë gjysmë automatike dhe dy prej qenve u morën. Një tjetër prej bulldogëve të Lady Gaga, Asia, i shpëtoi grabitësve.

Fischer më vonë e përshkroi Asian si “engjëllin e tij mbrojtës” i cili i dha vendosmërinë për të mbijetuar.

Lady Gaga

gaga qente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.