Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zhduket kuzhinieri, e ëma: Është parë për herë të fundit në mitingun e Bashës, dyshoj se e kanë vrarë…

18:45 / April 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arjan Shabanaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Familjarët e 50-vjeçarit Arjan Shabanaj nga Selenica kanë 9 ditë që nuk kanë asnjë kontakt me të afërmin e tyre.

Nëna e tij, Tefta tregon se i humbi kontaktet me të birin mbrëmjen e 21 prillit, kur të dy morën pjesë në mitingun elektoral që mbahej nga PD në zonë.

Pas mitingut nëna thotë se u kthye në shtëpi, por i biri nuk e ndoqi nga pas.

“Atë natë që erdhi zoti Lulzim Basha shkuam atje, qëndruam atje në kohën që erdhi zoti Lulzim Basha, nja 10 minuta dhe mua djali më tha, nëna mos kalo këtej nga turma se do të shtypin njerëzit, por kalo këtej nga është rruga për shtëpi. Dhe unë ashtu bëra, me 3-4 gjitonë që kisha erdha në shtëpi. Prita 20 minuta nuk po më vinte djali, e marr në telefon dhe telefoni u mbyll, por jo sikur u mbyll vetë, por sikur e mbylli njeri. Kur e mora prapë telefoni u fal fare dhe u shqetësova dhe u ngrita dhe dola në Pazar. Bëra denoncimin, ka qenë ora 2 e 30-3 e natës”, tregon ajo.

Nëna e 50-vjeçarit me profesion kuzhinier, tregon se e ka mësuar nga shokët e të birit që mbrëmjen e 21 prillit, pas përfundimit të mitingut, ai është nisur me makinë drejt Vlorës dhe që atë ditë s’ka mësuar më gjë prej tij.

“Dëgjova nga shoku i tij që e dëgjova Arjanin që tha dhe unë do vij me ca shokë në Vlorë. Mirë kishte thënë ai, shihemi në Vlorë. Me kë shok iku ky njeri, me kë ka hipur ky njeri në këtë makinë? Ku vajti kjo makinë?”, janë pyetjet e të moshuarës që kërkon të birin prej 9 ditësh.

Nëna e 50-vjeçarit tregon se Arjani është një kuzhinier profesionist që prej vitesh ka punuar dhe përtej kufijve dhe mohon që ai të ketë pasur konflikte pasi ishte i qetë dhe pa probleme. Dyshimet e saj janë që i biri mund të jetë vrarë që mbrëmjen e 21 prillit.

“Djali ka qenë shef kuzhine për 15 vjet. Ai nuk kishte ndonjë shoqëri të keqe. Unë dua ta gjej të vdekur se i gjallë nuk gjendet më ai. Që atë natë, jo më tutje, e kanë bërë që atë natë të zezën”, deklaron nëna e të zhdukurit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lihen në burg 20 personat e arrestuar

16:39 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.