Kampionateve shqiptare po u vjen fundi dhe tashmë shumë ekipe po luajnë sezonin. Por, ajo që vihet re janë kontestimet arbitrare, diku me të drejtë e diku jo…Por, ajo që vihet re është se gjyqtarët janë bërë përcaktues thuajse në çdo javë, madje ka akuza mjaft të forta.
Duke nisur që nga fundjava e shkuar, sidomos në Laçi-Partizani, ku Hamiti edhe pse një gjyqtar me eksperiencë, nuk u ka shpëtuar polemikave, e madje duke ndëshkuar Partizanin dhe duke i mohuar gol të rregullt…Po ashtu edhe në Korçë, Bylisit i mohohet gol i rregullt nga Antoni, ndeshja shkonte 0-2 për ballshiotët…
Por, akuzat janë nga Kategoria e Parë, ku Burreli ka javë që me zë të lartë kërkon drejtësi, por duket se aty gjen më lehtë vend shprehja se “gara paracaktohet”. Me Korabin në Burrel dhe Dinamon në Tiranë, matjanët u vodhën hapur…!
Për të vijuar edhe në Kategorinë e Dytë, aty ku fundjavën e shkuar, Sopoti luante me Tërbunin dhe librazhdasit akuzuan gjykimin…Pra edhe pse është një garë, duket se në këto javë të fundit nuk po vendos fusha, ndërsa javët në vijim janë edhe më të nxehta dhe në një vend si Shqipëria ku nuk ka munguar dhuna nga tifozët apo skuadrat, skandalet nga gjykimet, tolerimet e trukimet, nuk është aspak habi që të të shohim dhe më shumë çudira, ndërsa pandemia është harruar nga shumë klube që kanë nisur të mbushin stadiumet…dhe dënimet janë selektive!
