Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi vetëm në një qark pavarësisht se Kodi Zgjedhor ia lejonte që ta bëntë ketë edhe në disa qarqe të tjera.
Basha siguroi në total si vota preferenciale 16 186 vota, duke qenë kandidati më i votuar për PD-në në Qarkun e Tiranës. Pas tij, më i preferuari nga votuesit demokratë ishte kandidati Agron Shehaj, i cili rezultoi me 13852 vota.
Nga 5 bashki që përbëhet Qarku i Tiranës, Basha ka marrë pjesën dërrmuese të votave në Bashkinë e Tiranës, pasi bëhet fjalë për 13476 vota.
Votat preferenciale për Lulzim Bashën
Qarku i Tiranës 16186 vota
Bashkia e Tiranës 13476 vota
Bashkia Kamëz 1698 vota
Bashkia Kavajë 456 vota
Bashkia Rrogozhinë 178 vota
Bashkia Vorë 378 vota