Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga pranë Kopshtit Botanik dhe për pasojë është përplasur me ndarëset. Në vendngjarje kanë mbërritur policia për të zbardhur pasojat e aksidentit.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
