Sot është afati i fundit për aplikimet për ekselentët në portalin punetembare.al për vendet jashtë shërbimit civil.
Departamenti i Administratës Publike më 25 shkurt do të shpallë në këtë platformë dhe në faqen e saj zyrtare listën e kandidatëve të kualifikuar duke i renditur sipas mesatares.
punetembare.al u krijua si platformë punësimi për studentetë ekselentë dhe është pjesë e Paktit për Universitetin që ka qeveria pas protesës masive të studentëve dhjetorin e kaluar.
Ndërkaq, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, për vitin 2019 janë miratuar 495 vende vakante.
Këshilli i Ministrave miratoi dy ditë më parë planin vjetor të pranimit për vitin 2019 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil. Konkretisht për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues janë 8 vende vakante; për kategorinë e mesme drejtuese 62 vende vakante; për kategorinë e ulët drejtuese 190 vende vakante; për kategorinë ekzekutive 235 vende vakante.
