Kreu i grupt parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Meta ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës dhe për këtë do të shkarkohet.
Ai u shpreh se Kuvendi do të vijojë të respektojë Kushtetutën dhe kërkesa për shkarkimin e tij vjen nga 1/4 e deputetëve të Kuvendit. Ai tha se Kuvendi do të mbyllë punimet më 8 korrik dhe se do të krijohet komisioni për shkarkimin e tij,
Balla shtoi se nuk do të hidhet asnjë hap pa opinionte e “Venecias” dhe se ka prova që Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Ai tha se komisioni hetimor do të mbyllë punën e tij brenda kësaj legjislature.
