Një 35-vjeçare ka humbur jetën teksa mjeti të cilën drejtonte ka humbur kontrollin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës në Fushë Krujë.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se rreth orës 12:15, në Larushk, drejtuesja e mjeti me targë AA314ç, E.A., 35 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur më një shtyllë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Në vendngjarje ndodhet grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
