Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Celibashi del me qëndrimin e prerë: Çdo komisioner që ka shkelur ligjin do të referohet në prokurori. Ja si është kryer hedhja e votave në sistem

21:23 / May 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celibashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se institucioni që drejton po kryen verifikimet në lidhje me procesin e numërimit të votave si dhe rolin e komisionerëve. Ai thotë se të gjitha shkeljet do adresohen në prokurori.

“Jemi në proces verifikimi të pretendimeve si ka qenë sjellja e anëtarëve të komisionit. Mbështesim çdo nismë dhe aksion të kujtdo subjekt për të denoncuar akte që janë përfshirë në mënyrë jo të ligjshme dhe me qëllim deformimin apo manipulimin e votës. KQZ është e gatshme të vërë në dispozicion çdo material filmik apo tjetër që i shërben zbardhjes së të vërtetës. Ju rikonfirmoj, që edhe KQZ ka interes të shikojë si ka qenë sjellja e komisionerëve, ne i disponojmë të gjitha filmimet do të bëjmë edhe ne këqyrjet tona dhe do i adresojmë në prokurori gjetjet. Nëse ndonjë e ka menduar si gjë që do të kalojë, nuk do të kalojë. Të siguroj që nuk do të jemi indiferentë”, tha Celibashi.

Reagimi i tij erdhi pas ankesave të paraqitura nga drejtuesi i Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi.

Celibashi u ndal edhe tek hedhja e të dhënave në sistem, duke theksuar se ato janë hedhur në mënyrë manuale nga operatori dhe se mund të ketë edhe gabime njerëzore.

“Por rezultati certifikohet në bazë të tabelave origjinale dhe më pas korrigjohen dhe në sistem hidhen të saktat. Rezultati i ZAZ 40 (zona ku u zhvillua votimi dhe numërimi elektronik) u bë publikisht me media dhe përfaqësues të partive politike dhe rezultati i saktë u transmetua. Edhe partitë e morën në datë 26 në orën 8, ndaj nuk pati shqetësime nga partitë për faktin që në sistemin online të rezultateve paraprake kishte pasaktësi. Nese kushdo media apo individ të interesuar që ngriti këto aludime do të kishte pyetur në KQZ, do të kishte marrë përgjigjesinë dhe sqarimin e duhur. KQZ nuk vjedh vota!”, pohoi ai.

Ilirjan Celibashi komisioner ligjin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.