Prej më shumë se 1 viti në kërkim, policia e Tiranës ka arrestuar 24-vjeçarin Markeljan Cungu, autor i dyshuar i grabitjes me armë në Allias, ku mbetën të plagosur Petrit dhe Afërdita Laze (Burrë e grua).
Cungu u ndalua nga komisariati nr. 4 pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar i dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 25 vite burg, për armëmbajtës pa leje, vjedhje me dhunë dhe plagosje të rëndë me dashje.
Kujtojmë se më 19 janar, të 2020, Cungu, së bashku me Fatjon Mërtënikajn, hynë për të grabitur banesën e Petrit Lazes, tek rruga “Njazi Meka”, por pasi u pikasën plagosën pronarin e shtëpisë Petritin, bashkë me gruan e tij, Afërdita Lazen.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar, i ekstraduar nga Kosova, Markeljan Cungu, 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, thote policia
