Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjekët që refuzojnë spitalet rajonale detyrohen t’i kthejnë shtetit 2 milionë lekë

17:38 / February 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjeket
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekët e rinj që nuk pranojnë të ofrojnë shërbim mjekësor në zonat për të cilat kanë lidhur kontratë duhet t’i kthejnë shtetit 2 milionë lekë.

Top Channel ka pasqyruar herë pas here, sesi rolin e mjekut shpesh e luan infermieri, apo sesi mjekë që kanë dalë në pension vijojnë të ofrojnë shërbim mjekësor ndaj qytetarëve, pasi nuk ka mjekë të specializuar.

Së fundi, sapo kanë përfunduar procesin e specializimit 157 mjekë të rinj, 95 prej të cilëve kanë lidhur kontratë, sipas së cilës do të shërbejnë në spitalet ku ka mungesa. Por, nisur nga eksperienca e viteve të mëparshme, të gjithë mjekët e rinj duan të punojnë në spitalet në Tiranë, në publik apo privat, duke mos respektuar kontratën për të shkuar në zona të largëta.

“Në rast se ata nuk do të pranojnë të shkojnë, apo nuk do të zbatojnë urdhrin e emërimit në detyrë, kanë për detyrim të kthejnë mbrapsht pesëfishin e pagës së marrë. Paralelisht, në 5 vitet në vazhdim nuk mund të aplikojnë në strukturat publike të shëndetësisë”, tha Merita Xhafaj.

LEXO DHE :  Çudit Baton Haxhiu: Ja cila parti do të zëvendësojë PD dhe LSI!

Në fakt, një mjek që kërkon të specializohet lidh kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë që në fillim, ku përcaktohet se ai do të shkojë të ofrojë shërbim atje ku do ta caktojë Ministria dhe gjatë viteve të specializimit, ai paguhet nga shteti shqiptar.

“Gjatë periudhës 3 apo 4-vjeçare kanë marrë sipas programit të specializimit, një pagesë prej 80 për qind të pagës së mjekut të familjes. Në një nga nenet e kontratës së lidhur, specializanti është i detyruar të shkojë të punojë në ato spitale rajonale, ku ka mungesa të këtyre profileve”, tha më tej Merita Xhafaj.

Ndërkohë, vetëm 62 mjekë të rinj nuk janë të detyruar të shkojnë atje ku caktohen, pasi e kanë kryer specializimin me kuota të Ministrisë së Mbrojtjes apo asaj të Drejtësisë./TopChannel

2 milion leke detyrohen refuzojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.