Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tenton të vrasë fqinjin pas konfliktit, i drejton armën policisë (VIDEO)

08:54 / May 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1593154312 arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Përmetit ka prandaluar në kohë një ngjarje të mundshme kriminale, ku një 55-vjeçar me armë me vete ishte nisur drejt banesës së një tjetër personi me të cili ishte konfliktuar më parë.

Në momentin e ndalimit ai i ka drejtuar armën edhe efektivëve por është neutralizuar prej tyre duke e vënë në pranga.

NJOFTIMI I PLOTE

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Neutralizohet dhe prangoset 55-vjeçari, i cili me armë në dorë e fishek në fole gati për qitje ishte nisur drejt banesës së një shtetasi me të cilin ishte konfliktuar më parë për motive të dobëta.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 55-vjeçari iu ka drejtuar armën punonjësve të Policisë, por falë ndërhyrjes profesionale është neutralizuar dhe prangosur.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe krehra me fishekë luftarak.

Në qytetin e Këlcyrës, shtetasi S. A., në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. S., ka shkuar në banesë ku ka marrë një armë zjarri dhe është drejtuar për në banesën e shtetasit A. S.

Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po qarkullonte me armë dhe mund të përfshihej në ngjarje kriminale, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të territorit dhe si rezultat, në afërsi të qendrës së qytetit Këlcyrë, kanë konstatuar shtetasin S. A., i cili lëvizte më një armë zjarri kallashnikov me vete.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi S. A. iu ka drejtuar punonjësve të Policisë, armën të cilën e kishte me fishekë në fole gati për qitje. Falë profesionalizmit të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.