Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Poligoni”/ Armë dhe kanabis, në pranga babë e bir dhe shoku i të miturit

09:11 / May 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Poligoni”, duke vënë në pranga babë e bir dhe shokun e djalit.

Policia ka sekuestruar armë zjarri, municion luftarak si dhe të tre persona dyshohen për tentativë të kultivimit të kanabisit.

Operacioni është realizuar në Kurbin ku kanë rënë në pranga një 48-vjeçar dhe djali i tij 17 vjeç bashkë me shokun në të njëjtën moshë.

NJOFTIMI

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poligoni”.

Sekuestrohen dy armë zjarri (automatik e pistoletë ) dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 3 shtetas, posedues të armëve të zjarrit dhe autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative së në Laç, Kurbin, në një banesë në afërsi të një poligoni kishte armë zjarri dhe i zoti i banesës kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Poligoni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

-V. R., 48 vjeç, V. R., 17 vjeç (babë dhe bir), banues në Kurbin dhe A. L., 17 vjeç, banues në Fushë Krujë (shok i 17-vjecarit V. R).

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborrin e banesës së shtetasit V. R., në Laç, u gjetën të kultivuar në vazo lulesh, disa fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë operacionit Policia ka gjetur dhe sekuestruar brenda banesës së shtetasit të lartpërmendur, një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.