Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Degjeneron sherri për rrjetet sociale, 17-vjeçari mer pushkën dhe qëllon në drejtim të banesës së bashkëmoshatares

10:39 / May 7, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pushke 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sherr për rrjetet sociale gati sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Shkodër. Një adoleshent është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetaseje, pas një konflikti për motive të dobëta.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë ndërhyrjes së shpejtë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit mes dy shtetasve, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 17 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “Kanosja“, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Mediat ndërkombëtare, publikojnë artikullin: Kapet në Spanjë “magjistari” i arratisjeve, Taulant Toma

18:38 / August 26, 2026

Anglia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen historike: Pasuritë e konfiskuara nga krimi do të ndahen përgjysmë

17:58 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.