Ylli Manjani gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, tha se ajo që i duhet vendit dhe LSI-është kthimi i balancës dhe se kjo forcë politike duhet të fillojë përgatitjet për fushatën zgjedhore.
“Jemi kundër establishmentit politik që Rama ka vendosur sepse këto gjërat janë pasoj e vitit 2017. Janë blerë vota e vërtetë por zgjedhjet nuk janë humbur nga kjo po për shkak të marrëveshjes antikushtetuse PD PS dhe tani vuajmë pasojat. Kush flet sot për kushtetueshmëri. Nuk ka kushtetutë më. Sistemi politik në Shqipëri i dis-balancuar. Një njeri me 48% të votave në kulmin e vet politik, çfarë bëri? 48 % mori po si ka mundësi që ka 55% në parlament? Ja pra ku është vjedhja. Edhe ne kemi gabimet tona. Duhet ta kthejmë LSI në balancën politike. Duhet kthyer balanca politike edhe në vend. Prandaj nuk kan kuptim as mandatet e opozitës sepse nuk ka balancë. Ky është qëllimi ynë, të kthejmë balancën nuk është ccështja e edi Ramës, ai do iki e do vijë një tjetër. Ne duhet të kthejmë balancën ky është qëllimi. Unë nuk e di kur do jenë zgjedhjet, nuk e gjen dot në këtë situatë”, tha Manjani.
Ai ka komentuar edhe dorëheqjen e mandateve, duke e cilësuar si të vetmin veprim që mund t’i jepte përgjigje, sipas tij opozitës.
“Jemi në fushatë elektorale dhe duhet të punojmë në dy plane. Ne nuk mund ti themi njerëzve që na ka ardhur radha e duhet të jemi në pushtet. Ne kemi një program, programi i LSI është shtet jo politikë, ekonomi me taksa të ulëta. Arsim sipas nevojave për studentët. Kemi një program fantastik për rininë, por pse nuk e di askush këtë? Vetëm me një gjest ekstrem mund ti japësh një përgjigje kësaj force politike. Ai ka dalë edhe pa brekë, ne e dimë këtë, po nuk përbën më lajm. . Thirrja ime është të fokusohemi te përgatitja për zgjedhje. Erjoni dhe Edvini dhe të gjithë Ërjonat dhe Edvinat janë andej nuk kanë më punë me ne. Ajo që na bashkon në këtë moment është që të konvceptojmë se ka filluar fushata elektorale”, u shpreh Manjani.