Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas përzgjedhjet së hetuesve të rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit duke u shprehur se ndihmojnë në çuarjen përpara të reformës në drejtësi.
“Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, thotë njoftimi i ambasadës.
Edhe kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca gjithashtu ka përshëndetur hetuesit e rinj.
“Urime 28 hetuesve të BKH të emëruar sot duke kaluar me sukses rekrutimin dhe trajnimin fillestar. SPAK tashmë mund të mbështetet në grupin e parë të hetuesve të specializuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shprehet Soreca.
