Është rënduar bilanci i aksidentit të ndodhur paraditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, ku ka ndërruar jetë në spital Marjeta Gjergji, që mbeti e plagosur rëndë nga përplasja. Marjeta Gjergji, me profesion infermiere, u dërgua në spitalin e Traumës pas aksidentit, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe bashkëshorti i saj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, djali i tyre dhe vjehrra, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 112:00 të paradites së sotme, në vendin e quajtur kryqëzimi i Kakarriqit, ku automjeti i drejtuar nga bashkëshorti i Marjeta Gjergjit me një automjet tjetër, ku paraprakisht shkak dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar. Fatmirësisht, personat që ndodheshin në automjetin tjetër nuk kanë marrë lëndime serioze.
