Një 35-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë.
Makina që drejtonte i riu është përplasur me një tjetër mjet në vendin e quajtur “Ura me tri Harqe”. Si pasojë janë plagosur shoferi i mjetit tjetër dhe dy pasagjerë në të dy mjetet.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe ” mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volksëagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
