Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Selman Stermasi, ku një makinë ka përplasur një biçiklet ku si pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.
Ndërkohë nga pamjet shihet momenti që drejtuesi i biçikletës ndodhet në rrugë dhe kalimtarët e rastit po i japin ndihmën e parë.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.
