Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vajza e mjekut Mentor Petrela rrëfen si i tregoi të atit që kishte ngelur shtatzënë me ish-futbollistin e njohur Redi Jupi: Ma mbylli telefonin

14:35 / May 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vivian petrela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i skuadrave të moshës Redi Jupi dhe bashkëshortja e tij Vivian, e cila është dhe vajza e doktorit të njohur Mentor Petrela, folën sot tek “E Diela Shqiptare” për jetën e tyre private dhe si janë njohur. Ata janë takuar në Dhërmi, ishin një grup miqsh e shokësh që kishin shkuar për pushime dhe aty nisën shkëndijat e para. Ata e zyrtarizuan lidhjen shumë shpejt pas disa muajsh, ku Vivian ngeli shtatzënë me fëmijën e parë. Ajo studionte në Francë dhe ishte në vitin e fundit kur ngeli shtatzënë. E pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si e priti lajmin e shtatzënisë babai i saj, Vivian shprehet se në fillim u shokua dhe ia mbylli telefonon.

Vivian: I thashë o ba, dua të  të them diçka të rëndësishme. Më tha çfarë ke? I thashë kam ngelur shtatzënë. Heshtje, pastaj më tha mirë mirë e mbyllim telefonin tani? Ishte shok dhe nuk kaluan nja dy tre orë dhe pastaj më erdhi një email nga babi, që më dërgon një foto ku ne kemi qenë të vogla, unë, motra dhe mami. Unë isha në gjumë në tavolinë, emaili mbante titullin të puth fort dhe ndërkohë mbrapa në foto kishte shkruar fli gjumë xhevahiri im ose gjëja ime e çmuar.

Ardit Gjebrea: Eh baballarët e shkretë çfarë iu bëjnë gocat të pabëra! Si vijoi më pas kjo histori, ti ishe në Paris, studente në vitin e fundit, si e përballove?

Vivian: Ngaqë e mora me shumë qejf, nga krahu tjetër ishte po me aq qejf dhe filloi të bëhej gjëja ime pastaj, nuk më pengonte as për provimet e mia. Sezonin e kam mbyllur 5 muajshe shtatzënë domethënë vitin e fundit. Pastaj rrodhën gjërat shumë shpejt se unë erdha në pushimet e radhës, u takuan të dyja familjet se nuk ishin takuar. U bë si një fejesë e vogël dhe më vonë shkuam të dy në Francë që lindi dhe Parisi (vajza e tyre).

Ardit Gjebrea: Ai momenti kur të vjen lajmi se do bëhesh baba, si është?

Redi Jupi: Ishte ndryshim shumë i madh, sikur u futa në një univers tjetër, në botë tjetër, më ndryshuan të gjitha. Me shumë dëshirë hoqa dorë nga një jetë e mëparshme. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.