Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kreu i Bankës së Anglisë: Kush ka investuar në kriptomonedha, do t’i humbasë të gjtha paratë

14:51 / May 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kriptomonedha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Anglisë thotë se kriptomonedhat nuk kanë asnjë vlerë të perceptuar dhe se njerëzit që investojnë në to duhet të jenë të përgatitur për t’i humbur të gjitha paratë.

Andreë Bailey, i cili është guvernator i Bankës së Anglisë prej 2020-ës, i bëri komentet gjatë një konference për shtyp, kur u pyet për të ardhmen e kriptomonedhës.

“Ato nuk kanë asnjë vlerë të brendshme. Kjo nuk do të thotë të thuash se njerëzit s’i japin asnjë vlerë atyre, sepse ato mund të kenë një vlerë të jashtme. Por s’kanë vlerë të brendshme”, u shpreh ai.

“Unë do ta them përsëri”, shtoi ai “investoni në to vetëm nëse jeni të përgatitur t’i humbni të gjitha paratë tuaja”.

Komentet e Bailey vijnë në një kohë kur dy kriptomonedha, DogeCoin dhe Shiba Inu, pësuan një rritje 100 herë më të madhe se Bitcoin, ndërsa Ethereum, një tjetër kriptomonedhë vendosi rekord me vlerën më të lartë të arritur ndonjëherë.

Këto kriptomonedha kanë pësuar rritje të madhe pas postimeve në rrjetet sociale nga persona të famshëm si Elon Musk, kreu i SpaceX dhe Tesla.

Megjithatë Banka e Anglisë nuk është plotësisht kundër kriptomonedhave. Ekspertët aty po punojnë për realizimin e një monedhe dixhitale të brendshme që do të njihet si “Britcoin”.

Në fund të dekadës, pritet që vetëm 1 në 10 pagesa të kryhet me para tradicionale letër apo metal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.