Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

EMRI- I dënuar në Itali për mashtrim të rëndë, kapet në Tiranë italiani

09:25 / May 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
copja arrestimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njësia “Fast Albania” në Tiranë ka vënë në pranga një shtetas italian të kërkuar nga shteti fqinj për mashtrim me pasoja të rënda.

Luigi Colosso, banues në Cosenza, është dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga gjykata e Triestes, pasi në Tavagnaço, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia e Shtetit

Vijon puna nga strukturat policore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi, një shtetas italian të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili dyshohej se fshihej në Tiranë, Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, në Tiranë, Fast Albania kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian Luigi Colosso, banues në Cosenza, Itali, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali.

Gjykata e Apelit në Trieste, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se në Tavagnaço, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, po vijon proceduarat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.