Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para deputetëve të zgjedhur socialistë tha se duhet të përmirësohet makina elektorale e PS dhe të bëhen gati për dy fitoret e radhës, ato vendore dhe më pas zgjedhjet parlamentare të 2025-tës.
“Gati për të nisur qysh tani përgatitjen e fitores tjetër dhe të tjetrës më tej, zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe ato të vitit 2025. Gati për të analizuar në çdo aspekt mandati e dytë dhe ndeshjen e sapopërfunduar që të kuptojmë sa më qartë se ky dhe si të ndërhyjmë për përmirësime të mëtejshëm të makinerisë sonë elektorale” tha Rama.
Ai shtoi se PS do të nisë një fushë të re hapjeje dhe anëtarësimesh duke përfshirë të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj familjeje.
“Do të nisim një fushatë hapjeje të re të PS nga njëra anë mundësi të besueshme përfshirjeje të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familjeje dhe nga ana tjetër të rirreshtojmë të gjitha forcat në terren bazuar në rezultate të arritura. Kush nuk ka arritur objektivin ti lërë vendit dikujt tjetër, dhe nga an tjetër nëse dikush nuk ia ka zbardhur faqen në nivelin ekzekutive në territor do ia lërë vendin dikujt tjetër”, vijoi ai.
