Policia e Vlorës bën të ditur se personi që mbetur i plagosur rëndë nga atentati në lagjen “Hajro Çakërri” ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit dhe mësohet se viktima është Bledar Birçaj, pronar i një lokali të njohur në Vlorë.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet teksa ka sekuestruar dhe kamerat përreth për të hedhur dritë mbi vrasjen.
NJOFTIMI I POLICISE
Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.
