Një 48-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një pemë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 në Kallm, në Durrës.
Sipas policisë nga këqyrja paraprake që i është bërë 48-vjeçarit P.D, nuk janë identifikuar shenja dhune.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
