News 24 ka siguruar videon e momentit kur i riu Marjus Dema i drejton armën shokut të tij, Mehmet Qama, duke i marrë dhe jetën.
Në video shihet momenti kur autori, 28-vjeçari Marjus Dema, i cili ndodhet në këmbë me armë në dorë, kthehet me armë nga viktima, që ndodhet i ulur në tavolinë, bashkë me pesë shokë të tjerë.
Në çastet e fundit, para se autori ta qëllojë me armë, viktima i bën me dorë, duke i kërkuar siç duket, të heqë armën, para se autori ta shkrepë pa dashje drejt ij, duke i marrë jetën.
