Një person mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin ku ‘Bulevardi i ri’ lidhet me Yzberishin.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja e një automjeti me një motor ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i këtij të fundit.
Nuk dihen ende identiteti i viktimës dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë grupi hetimor dhe policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
