Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U aksidentua për vdekje me motor, kush është “Xubi“ i Yzberishtit, i dënuar më parë për vrasje e trafik droge

15:42 / May 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 1 16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatmir Avdillari i njohur ndryshe si ‘’Xubi’’ i Yzberishtit është viktima i aksidentit në bulevardin ‘’Migjeni’. Ai ishte duke udhëtuar me motor teksa u përplas me dy automjete të tjera.

Ai është dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017, raporton BW. Ai dyshohej si ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje.

Avdillari ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi teksa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet 97′ e 98′. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

https://tirananews.al/wp-content/uploads/2021/05/WhatsApp-Video-2021-05-11-at-4.16.33-PM.mp4

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.