Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KAS kalon për shqyrtim 18 ankimimet e PD, LSI dhe kandidatëve të Vetëvendosjes, kthen vetëm Lediana Fratarin

17:26 / May 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve kaloi për shqyrtim 18 kërkesa ankimore nga PD, LSI dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit Iljaz Shehu, Boiken Abazi dhe Kreshnik Merxhani.

“KAS vendosi kalim për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 33, nr. 34, nr. 35, nr. 36, nr. 37, nr. 38, nr. 39, nr. 40, nr. 41, nr. 42, nr. 43, nr. 44, nr. 46, nr. 48, nr. 49, nr. 51, nr. 52 dhe nr. 53 me ankues subjektin Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokratike e Shqipërisë, dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit z. Iljaz Shehu, z. Boiken Abazi, z. Kreshnik Merxhani”.

Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të bëhet në datën 12 maj duke filluar nga ora 09:30.

Ndërkohë KAS vendosi kthimin për plotësim të kërkesave ankimore nr. 32 me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KSHZ-së me nr. 345, datë 04.05.2021 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore, qarku Vlorë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021” me ankues z. Tasim Mehmeti, kandidat për deputet, qarku Vlorë” dhe nr. 50 me objekt “Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Tiranë” me ankues z. Kostaq Papa, kandidat për deputet, qarku Tiranë (ABEOK).

KAS vendosi gjithashtu mospranimin për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 45 me objekt “Detyrimin e KQZ për të na pajisur me vendimin per votimin nga jashtë shtetit të qytetarëve të Republikës së Shqipërise në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021” me ankues koalicionin ABEOK dhe nr. 47 me objekt “Rinumërimin e votave për kandidatët në qarkun e Tiranës” me ankues zj. Lediana Fratari, kandidate për deputete, qarku Tiranë (PD-AN)”.

KAS Lediana Fratarin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.