Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

“Të kalosh vettingun, si të kalosh varrin për së gjati”, parandjenja që kishte Bashkim Dedja

20:00 / February 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji i Posacëm i Apelimit ka zbardhur vendimin e tij lidhur me ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Vendim i cili nxori nga sistemi i drejtësisë përfundimisht njeriun më të lartë në kupolën e drejtësisë Shqiptare.
Por, marrja e këtij vendimi ka kaluar në disa momente të rëndësishme dhe që duhen mbajtur parasysh për të kuptuar situatën ku është katandisur drejtësia shqiptare këto vite. Në 13 qershor të vitit të shkuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të deklaronte se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe verifikimeve që ka bërë ka vendosur që konfirmojë në detyrë z.Dedja.

Në daljen e parë pas rikonfirmimit në detyrë, kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, deklaroi se “Të kalosh vettingun si të kapërcesh varrin për së gjati”. Më tej ai vazhdonte në atë deklaratë, se “kjo reformë është gjë shumë e mirë sepse njëherë e mirë të ndahet elementi i cili ia ul vlerat kësaj reformë dhe ia ul vlerat këtij institucioni”.
Disa muaj më parë, KPA-ja rrëzoi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë, duke larguar Dedjan nga sistemi, ndërsa shumë nga justifikimet e pranuara prej këtyre të fundit, Apeli i ka rrëzuar plotësisht. Bashkim Dedja deri në marrjen e këtij vendimi ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të lartë të drejtësisë në Shqipëri. Aktualisht Gjykata Kushtetuese prej muajsh është jashtë funksionit për shkak se të gjithë anëtarët e saj nuk e kaluan vetingun dhe institucionet e reja të reformës në drejtësi ende nuk kanë përfunduar me konsolidimin e tyre të plotë çka ka sjellë dhe paralizim të punës në sistemin e drejtësisë dhe krijimin e mijëra dosjeve të cilat presin në radhë për tu marrë në shqyrtim.



Lexoni edhe :
https://tirananews.al/zbardhet-vendimi-pse-u-shkarkua-bashkim-dedja-ka-pasuri-me-shume-sesa/

Bashkim Dedja kushtetuese varr vetting
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.