Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqia në shok nga vrasja barbare, 300 mijë euro shpërblim për “kokën” e autorëve, çfarë deklaroi bashkëshorti i viktimës

23:05 / May 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet greke kanë vënë në dispozicion një shpërblim prej 300 mijë euro për këdo që jep informacion për autorët e grabitjes me dhunë të një çifti në Atika, që përfundoi dhe me vrasjen e gruas së re 20 vjeçare,  studente dhe nënë e një foshnje 11 muajshe.

Ngjarja që tronditi Greqinë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e tyre.

Sipas dëshmisë së bashkëshortit të viktimës, në banesën e tyre u futën  tre persona, dy prej të cilëve ishin të gjatë dhe mbanin pistoleta dhe i treti i shkurtër. 

32-vjeçari, me profesion pilot, ka treguar se dy flisnin mirë greqisht dhe kur u larguan folën në një gjuhë të huaj që ai nuk i kuptonte.

Autorët hynë në shtëpinë ku po qëndronin çifti dhe foshnja e tyre, pak pas orës 04.30 të mëngjesit, përmes një dritareje gjysmë bodrum nga prapa.

Ata më pas u ngjitën në shkallët e brendshme ku janë ndeshur në qenin Husky.

Qeni u gjet i ngordhur, i varur në kangjella. Nuk dihet nëse ata e vranë më parë apo e hodhën mbi kangjella në të cilat mbeti i varur dhe u mbyt.

Më pas grabitësit u ngjitën në papafingo, ku çifti po flinte. Fillimisht ata kanë neutralizuar burrin duke e lidhur në një cep  të krevatit. Përveçse i kanë lidhur duar e këmbë, ata i kanë mbyllur dhe gojën me sytë.

Sipas burimeve të policisë, grabitësit kërcënuan çiftin se do tu vrisnin foshnjen që ishte në shtrat nëse nuk tregonin se ku ishin paratë.

Kjo mund të ketë provokuar reagimin e nënës 20-vjeçare, e cila gjithashtu dinte arte marciale.

Sidoqoftë, autorët e krimit kanë arritur ta hedhin në shtrat, ku ndoshta e kanë mbytur me bluzën e saj. 

Sipas të njëjtit informacion, autorët më në fund kanë arritur të marrin 10,000  euro nga shtëpia dhe janë zhdukur.

32-vjeçari, siç u tha policisë, arriti të kapte telefonin celular dhe të njoftonte policinë.

Disa minuta më vonë, mbërritën oficerët e policisë të cilët hynë në shtëpi nga dritarja, nga ku kishin hyrë autorët, dhe u gjetën para skenës së tmerrshme të krimit.

Foshnja më vonë u mor nga gjyshja e tij dhe është mirë me shëndet.

Vihet re se brenda shtëpisë kishte njëkamera sigurie, e cila ishte thyer nga autorët e krimit.

Policia po kërkon materiale nga kamera të tjera në të gjithë zonën, me shpresën se autorët do të jenë filmuar dhe imazhi do të zbulojë informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e tyre.

barbare greqia Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.