Rreth mesnatës policia e Korçës bëri të ditur se një 33-vjeçar shkoi në spital i vetëplagosur me armë zjarri në pjesën e vitheve.
Pas verifikimeve dhe hetimeve u zbulua se ai bashkë me shokun e tij kanë gënjyer duke krijuar prova të rreme.
Aktualisht ai është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
NJOFTIMI I PLOTE
Korçë
Arrestohen në flagrancë për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, i vetëplagosuri i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe shoku i tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.
Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.
