Ka zgjatur vetëm një orë tentativa e një personi në Tiranë për tu hedhur nga lartësia e një ndërtese.
Policia bën të ditur se A.J ka zbritur pa probleme pas negociatave me policinë.
Ai hipi rreth orës 09.30 në një ndërtesë afër muzeut në qendër të Tiranës dhe kërcënoi se do të hidhet nga lartësia nëse nuk i firmoset një kontratë pune. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po negocion me te.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.
Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
