Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale Ogerta Manastirliu shprehu gatishmërinë e qeverisë për përmirësim të kushteve të punës dhe mbështetjen financiare për sektorin e shëndetësisë, në ditën botërore të infermierit.
“Falenderoj të gjithë mjekët, mamitë, infermierët, vaksinatorët, respekt për të gjithë përkushtimin e sakrificën e bërë gjithmonë e sidomos përgjatë një viti të pandemisë ku keni tregur me të vërtetë jo vetëm një profesinalizëmn të lartë, po vetëmohim e sakrificë për t’iu përkushtuar një detyrë, mbi të gjitha një misioni që ju keni për ti shërbyer njerëzve. Ju jeni një armatë që përbën zemrën e këtij sistemi shëndetësor. Përmirësim të kushteve të punës, të mbështesim financiarisht ashtu sikurse kemi bërë dhe të gjithë së bashku do bëjmë më të mirën për shëndetin e qytetarëve”, tha ajo.
