Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, ku një 27-vjeçare ka ndërmarrë aktin ekstrem ndaj vetes. E reja me inicialet K.L ka tentuar të vetëvritej duke pirë fostoksinë, dhe më pas është paraqitur në spitalin e Vlorës rreth orës 11:00 të paradites.
Aktualisht 27 vjeçarja ndodhet në spitalin e Vlorës dhe gjendja e saj paraqitet e rënduar. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo arsyet përse e reja e ka marrë këtë veprim të rëndë.
Policia po punon për zbardhjen e detajeve të mëtejshme të ngjarjes.