Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tre pista për ekzekutimin në Elbasan, dyshohet për vrasës me pagesë, lirohen 25 të shoqëruarit

19:41 / May 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Everest Caka vrasje elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E vetmja dëshmitare në atentatin ndaj e Everest Cakës ishte bashkëshortja e tij Silvana. Edhe pse mbeti e plagosur ajo ka treguar përballë hetuesve mënyrën si ndodhi ngjarja, por pa mundur të identifikojë autorët për shkak të errësirës dhe fytyrës që mbanin të mbuluar. “Sapo makina jonë nisi lëvizjen, një mjet na goditi nga pas, kujtuam se ishte aksident. Pashë një burrë që u afrua tek xhami i shoferit dhe mbante në duar një armë. Ai qëlloi disa herë në drejtim të Everesit, në qafë dhe në gjoks. Një plumb më goditi në krah” tha ajo. Silvana tregon se e plagosur mundi të dalë nga makina për t’i ardhur në ndihmë bashkëshortit të saj, që fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore 41-vjeçari është qëlluar me të paktën 12 plumba nga një distancë e afërt dhe pjesën më të madhe e ka marrë në qafë dhe në bark. Deri më tani janë shoqëruar në komisarit mbi 25 persona, por pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë. Nisur nga mënyra si është kryer krimi, hetuesit kanë dyshime se autorët mund të jenë vrasës me pagesë. Tre janë pistat ku janë përqendruar hetimet, ajo e vrasjes për shkak të përplasjes së grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës, ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt që mund të ketë pasur viktima kohët e fundit. Nga verifikimet Çaka rezulton se është i afërm i Arjan Spahiut që mbeti i vrarë në Belgjikë një vit më parë. Ky i fundit kishte lidhje familjare me vëllezërit Indrit dhe Erjon Alibej, i pari mbeti i vrarë në dhjetor të 2018-tës, ndërsa Erjon Alibej është arrestuar si urdhërues i dy vrasjeve të ndodhura së fundmi në Elbasan.

Një tjetër pistë është ajo e vrasjes për hakmarrje, pasi viktima është dyshuar në 2010-tën për ekzekutimin e 52-vjeçarit Gëzim Alikajt në Elbasan. Në atë kohë policia kishte dyshime se vrasja u krye për hakmarrje pasi vëllai i 52-vjeçarit kishte urdhëruar vrasjen e Alfons Çakës në Spanjë, vëllait të Everest Çakës. Ky i fundit u dyshua edhe për masakrën e familjes Mahmuti, që në nëntor të viti 2011 në Elbasan u vranë me nga një plumb në kokë vëllezërit Emin e Xhelal Mahmuti dhe babai i tyre Pëllumb Mahmuti. Personi i vetëm që i shpëtoi atentatit ishte Zenel Mahmuti, që dyshohet se ishte shkaku i kësaj ngjarje të rëndë pasi ishte në kërkim nga policia për vrasjen e Alfons Çakës në Spanjë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.